Ndërlidhjet

Pakistan: Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e një vajze 10-vjeçare


Ilustrim

Autoritetet në Pakistan thanë se kanë arrestuar një person, i cili është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e një vajze 10-vjeçare në Islamabad.

Anis Akbar, polici që po udhëheq hetimet lidhur me vrasjen e Farisha Momand, tha për Radio Mashaaal se i dyshuari është arrestuar dhe gjatë paraqitjes në gjykatë më 22 qershor, ka pranuar fajësinë.

Akbar tha se i dyshuari ishte fqinj i vajzës së vrarë dhe se familja e viktimës ishte ankuar për ngacmim edhe në të kaluarën.

Babai i viktimës, Ghulam Nabi, tha në një intervistë për Radio Mashaal se ai dhe gruaja e tij kanë identifikuar të dyshuarin gjatë seancës gjyqësore. Ai shtoi se tani “është në dorën e policisë që ta dëshmojë” nëse ai është vrasësi.

Rasti i vrasjes së Farishas ka nxitur protesta dhe ky akt është dënuar në mbarë shteti, ku krimet ndaj fëmijëve janë të zakonshme dhe shpesh mbesin të pandëshkuar personat përgjegjës.

Trupi i gjymtuar i vajzës 10-vjeçare, Farisha Momand ishte gjetur në periferi të të Islamabadit, katër ditë pasi ajo ishte zhdukur nga lagjja e saj më 15 maj.

XS
SM
MD
LG