Ndërlidhjet

Vietnami dënon një shtetas amerikan për komplot për "përmbysjen e shtetit"


Ilustrim

Një gjykatë në Vietnam e dënoi një shtetas amerikan me 12 vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për përpjekje "për të përmbysur shtetin".

Michael Phuong Minh Nguyen, 55 vjeç, pranoi se donte të nxiste protesta në Vietnam, tha avokati i tij për BBC-në.

Megjithatë, ai i mohoi akuzat më serioze të planifikimit të sulmeve në zyrat qeveritare në Hanoi dhe Ho Çiminh me bomba benzine.

Nguyen, i cili është arrestuar vitin e kaluar, do të dëbohet pasi të shërbejë dënimin.

Tre burra vietnamezë u dënuan po ashtu, me kohëzgjatje të ndryshme në burg, për vepra të lidhura me të.

Pavarësisht reformave të mëdha ekonomike në vitet e fundit, Vietnami mbetet një shtet komunist, ku kritikat ndaj autoriteteve nuk tolerohen.

Nguyen ka lindur në Vietnam, por ka jetuar në SHBA qëkur ishte fëmijë.

Babai i katër fëmijëve është arrestuar në korrik të vitit 2018 gjatë një vizite private në Vietnam.

XS
SM
MD
LG