Ndërlidhjet

Olimpiada Dimërore më 2026 do të mbahet në Itali


Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Millano dhe Kortina d'Ampezo do të jenë dy qytetet nikoqire të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore, më 2026.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar votoi për ofertën e dy qyteteve italiane, përballë asaj të kryeqytetit suedez, Stokholmit.

"Urime Millanos dhe Kortinas. Presim të kemi Lojëra të jashtëzakonshme në një vend tradicional të sporteve dimërore", tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Përveç Millanos dhe Kortinas, disa gara sportive do të zhvillohen edhe në Alpet italiane, përfshirë Bormion dhe Livignon.

Kortina ka qenë nikoqire e Olimpiadës Dimërore edhe në vitin 1956.

Në garë për organizimin e Lojërave më 2026 kanë qenë edhe katër qytete tjera: Sion i Zvicrës, Saporo i Japonisë, Graci i Austrisë dhe Kallgari i Kanadasë, por ato janë skualifikuar më herët.

XS
SM
MD
LG