Ndërlidhjet

SHBA-ja, Rusia dhe Izraeli diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme


Pamje nga takimi në Jerusalem.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë për qëllim largimin e forcave iraniane nga Siria.

Ai tha se kështu do të krijohej stabiliteti në Lindjen e Mesme.

“Ne do të dëshironim të shohim një Siri paqësore, të sigurt dhe stabile”, deklaroi Netanyahu, duke bërë thirrje për heqjen e të gjitha forcave të huaja, të cilat kanë arritur në Siri pas vitit 2011.

Në Jerusalem po zhvillohen bisedime ndërmjet këshilltarëve të lartë të sigurisë nga SHBA-ja, Rusia dhe Izraeli.

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, tha se Uashingtoni ishte ende i gatshëm të fliste me Iranin.

"Presidenti e ka mbajtur derën hapur ndaj negociatave, për të eliminuar plotësisht programin e armëve bërthamore të Iranit, aktivitetet me raketat balistike, mbështetjen e tij për terrorizmin ndërkombëtar dhe sjelljen e keqe në mbarë botën", tha Bolton në Jerusalem.

Takimi, të cilin kryeministri Netanyahu e quajti të pashembullt, po mbahet në një kohë të tensioneve në ngritje mes SHBA-së dhe Iranit.

XS
SM
MD
LG