Ndërlidhjet

Meksika po reagon ndaj informacioneve se është destinacion i pjesëtarëve të IS-it


Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se zyrtarët e tij të sigurisë po reagojnë ndaj informacioneve se tre pjesëtarë të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) mund të hyjnë në Meksikë.

Presidenti Obrador iu përgjigj kështu pyetjeve të gazetarëve lidhur me informacionet e autoriteteve amerikane se tre pjesëtarë të IS-it, mund të hyjnë në Meksikë.

Të hënën, ministri i Sigurisë së Meksikës, deklaroi se tre personat do të ndalohen nëse tentojnë të hyjnë në territorin e Meksikës.

Presidenti i Meksikës, foli gjithashtu edhe për shtrëngimin e kontrolleve në vijën kufitare me Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni ka bërë presion për një kohë të gjatë, që Meksika mos të lejojë migrantët e paligjshëm të hyjnë në territorin e SHBA-së.

Së fundi Meksika ka vendosur 6.500 anëtarë të Gardës Kombëtare në pjesën jugore të vendit, plus 15.000 ushtarë përgjatë kufirit të saj verior në një përpjekje për të zvogëluar numrin e migrantëve që udhëtojnë nëpër territorin e saj për të arritur në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG