Ndërlidhjet

Trump kërcënon me hakmarrje nëse do të ketë sulm nga ana e Iranit


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi Iranin se do përballet me hakmarrje nëse sulmon "gjithcka që i përket Amerikës".

“Deklarata shumë injorante dhe fyese nga ana e Iranit, vetëm tregon se ata nuk e kuptojnë realitetin. Iranit do të përballet me forcë dërrmuese dhe të madhe nëse sulmon gjithçka që i përket Amerikës. Në disa fusha, forca dërrmuese do të thotë zhdukje. Nuk ka më John Kerry&Obama”, ka shkruar Trump në Twitter.

Deklaratat e presidentit Trump bëhen pasi Irani tha se sanksionet e reja të SHBA-së përjashtuan çdo diplomaci dhe i quajti veprimet e Shtëpisë së Bardhë "prapambetje mendore”.

Përshkallëzimi i retorikës mes dy vendeve vjen një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për sanksione të reja kundër Iranit.

Sanksionet, që godasin edhe zyrën e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, vijnë në kohën e shqetësimeve në rritje se dy vendet po shkojnë kah konflikti ushtarak.

XS
SM
MD
LG