Ndërlidhjet

Pompeo zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Afganistan


Gjatë takimit të sekretari amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me zyrtarët e lartë afganë përfshirë presidentin Ashraf Ghani
Gjatë takimit të sekretari amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me zyrtarët e lartë afganë përfshirë presidentin Ashraf Ghani

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se shpreson për një marrëveshje paqeje me talibanët "përpara 1 shtatorit", ndërsa ai foli para gazetarëve gjatë një vizite të paparalajmëruar në kryeqytetin afgan, Kabul.

Pompeo u takua me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë afgan, si dhe me gjeneralin Scott Miller, i cili drejton Misionin Mbështetës të NATO-s dhe forcat amerikane në Afganistan.

Pompeo tha se paqja ishte "prioriteti më i lartë" i Uashingtonit në Afganistan.

"Unë shpresoj se do të kemi një marrëveshje paqeje përpara 1 shtatorit", tha Pompeo.

Shtetet e Bashkuara filluan një ndërmjarrje të re shtatorin e kaluar për t'i sjellë talebanët në tryezën e bisedimeve në mënyrë që ti jepet fund luftës në Afganistan.

Vizita e Pompeos në Kabul vjen përpara një rrethi të shtatë të bisedimeve të paqes midis liderëve talebanë dhe zyrtarëve të SHBA-së.

Rrethi tjetër i bisedimeve të paqes është planifikuar të fillojë më 29 qershor në Doha të Katarit.

Bisedimet do të përqëndrohen në hartimin e një afati kohor për tërheqjen e trupave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara nga Afganistani dhe për një garanci talibane që militantët nuk do të planifikojnë sulme nga toka afgane.

"Të gjitha palët pajtohen së një dakordim midis SHBA-së dhe talebanëve mbi terrorizmin dhe praninë e trupave të huaja do të hapë derën për dialogun dhe negociata brenda Afganistanit", tha Pompeo.

Ai mbërriti në Kabul nga Lindja e Mesme ku zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për krizën e tensioneve në raportet me Iranin.

XS
SM
MD
LG