Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan


afghanistan map webmap
afghanistan map webmap

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy pjesëtarë të saj janë vrarë në Afganistan më 26 qershor, një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kabul, ku tha se Uashingtoni ka shpresë se një marrëveshje paqeje për Afganistanin do të arrihet përpara 1 shtatorit.

Në deklaratën e ushtrisë nuk u dha ndonjë hollësi për rrethanat e vdekjes së dy ushtarëve amerikanë.

Identiteti i ushtarëve nuk u bë i ditur, pasi ushtria tha se fillimisht do të njoftojë familjarët e tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë filluar një iniciativë të re shtatorin e vitit të kaluar për të sjellë grupin militant taliban në tryezën e negociatave në mënyrë që t'i jepet fund konfliktit gati 18 vjeçar.

I dërguari i SHBA-së, Zalmay Khalilzad, ka mbajtur gjashtë rrethe bisedimesh me talibanët në kryeqytetin e Katarit, Doha. Rrethi tjetër është planifikuar të fillojë më 29 qershor.

XS
SM
MD
LG