Ndërlidhjet

Haradinaj i prezanton përfaqësuesit të Ajoas projektin për Qytetin Ekonomik Kosovaro - Amerikan


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me kryetarin e qytetit Des Moines të Ajoas, Frank Cownie.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka prezantuar, kryetarit të qytetit, Des Moines të Ajoas, Frank Cownie, projektin për Qytetin Ekonomik Kosovaro - Amerikan.

Haradinaj ka vlerësuar se ku projekt është një mundësi e mirë për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimet e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

“Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me SHBA-në, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte konkrete, siç është edhe Qyteti Ekonomik Kosovaro - Amerikan, për të cilën Qeveria po punon në vazhdimësi për ta shndërruar në storie suksesi për zhvillim ekonomik të vendit dhe vlerë të shtuar të partneritetit tonë”, ka shtuar ai.

Cownie, në anën tjetër ka thënë se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Kosovës do të vazhdojë në fusha të ndryshme, si ekonomi, edukim, siguri dhe fusha tjera të interesit të përbashkët.

XS
SM
MD
LG