Ndërlidhjet

Një australian mund të jetë ndaluar në K.Veriore


Flamuri i Koresë Veriore.

Australia ka thënë se është duke kërkuar “urgjentisht” të konfirmojë raportimet se një burrë australian është ndaluar në Korenë Veriore.

Familja e 29-vjeçarit, Alek Sigley, student që jeton në Phenjan, nuk ka mundur të konfirmojë nëse ai është arrestuar, mirëpo ka thënë të mos ketë komunikuar me të nga ditë e martë.

Sipas familjarëve, zyrtarët australianë janë duke tentuar të konfirmojnë se ku gjendet ai.

Qeveria në anën tjetër e ka përshkruar këtë situatë si “serioze”.

Një ministër ka thënë se përfaqësuesit e Koresë Jugore kanë kontaktuar disa “zyrtarë të rëndësishëm” në Korenë Veriore.

Transmetuesi australian, ABC, ka thënë se miqtë e Sigley-t kanë raportuar për zhdukjen e tij më herët gjatë kësaj jave.

Me origjinë nga Perth, Sigely ka jetuar në Korenë Veriore gjatë vitit të kaluar, meqë është duke studiuar literaturën koreane në Universitetin, Kim Il-sung.

Në një shkrim për të përditshmen, The Guardian, ai e pati përshkruar veten si australianin e vetëm që jeton në Korenë Veriore.

XS
SM
MD
LG