Ndërlidhjet

BE-ja dhe SHBA-ja po zhvillojnë bisedime për Iranin


I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Iranin, Brian Hook
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Iranin, Brian Hook

I dërguari i posaçëm i SHBA për Iranin, Brian Hook, po zhvillon bisedime mbi Iranin me diplomatë të lartë francezë, gjermanë dhe britanikë në Paris.

Bisedimet vijnë në kohën kur vendet evropiane po përpiqen të shpëtojnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes duan të shmangin një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe po përpiqen të bindin Teheranin që të mos e lërë marrëveshjen, nga e cila presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq vitin e kaluar.

Ambasadori i Iranit në OKB i kërkoi Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të ndërmarrin hapa praktikë për të ruajtur marrëveshjen.

Irani ka thënë se do të pasurojë uraniumin përtej kufijve që parasheh marrëveshja pas ri-vendosjes së sanksioneve nga ana e Uashingtonit.

Raportet vijnë në kohën e tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Teheranit, që kanë rritur frikën dhe për mundësinë e një konflikti të armatosur në rajon.

Sulmet e fundit mbi cisternat e naftës në Gjirin e Omanit dhe në afërsi të Ngushticës së Hormuzit e kanë përkeqësuar po ashtu situatën. Uashingtoni e fajëson Iranin për këto incidente, ndërsa Teherani mohon çdo përfshirje.

XS
SM
MD
LG