Ndërlidhjet

Një i vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet vetëvrasëse në Tunizi


Foto arkiv
Foto arkiv

Një polic është vrarë dhe disa persona tjerë janë plagosur në dy sulme vetëvrasëse në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis.

Ende nuk është bërë e ditur se kush qëndron prapa sulmeve, të cilat ndodhën para mbajtjes së zgjedhjeve dhe në pikun e sezonit turistik.

Sulmi i parë shënjestroi një patrullë policore ku mbeti i vrarë një polic, ndërkaq mbeti i plagosur një zyrtar tjetër policor si dhe tre civilë, njoftoi ministria e Brendshme.

Pak kohë më pas, një sulmues tjetër vetëvrasës hodhi vetën në ajër në hyrje të selisë së njësisë anti-terroriste të qeverisë. Katër persona u plagosën nga ky sulm.

Tunizia ka qenë në shënjestër të sulmeve të militantëve gjatë viteve të kaluara. Për shumicën e sulmeve, përgjegjësinë e mori grupi militant Shteti Islamik.

Në mars të vitit 2015, nga sulmi në muzeun Bardo në Tunis, u vranë 22 vetë, ndërsa në qershor të atij viti, 38 njerëz u vranë nga sulmi në një vendpushim në Sous.

Siguria është përmirësuar pasi autoritetet vendosën një gjendje të jashtëzakonshme në nëntor të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG