Ndërlidhjet

Ulen tarifat e romingut midis vendeve të Ballkanit Perëndimor


Ilustrim

Ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së romingut për vendet e Ballkanit Perëndimor, që mundëson thirrje telefonike më të lira midis operatorëve të këtyre vendeve.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Zhvillimit Ekonomik, në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka.

Ai tha se në bazë të Marrëveshjes, çmimet do të jenë 90 për qind më të lira në tërë Ballkanin Perëndimor.

Nga sot, tarifat janë zbritur por brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021)”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Marrëveshja, nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishte nënshkruar në Beograd më 4 prill.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti.

XS
SM
MD
LG