Ndërlidhjet

Reformimi i BE-së nuk duhet ta bllokojë zgjerimin e Ballkanit, thotë Merkel


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Pikëpamja e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë anëtarë të rinj derisa mekanizmat e tij të qeverisjes të bëhen më efikas, nuk duhet të shtyjë pranimin e vendeve të Ballkanit në BE, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Duke folur në një samit për Ballkanin Perëndimor në Poznan të Polonisë, Merkel tha se Macron ka të drejtë kur thotë se qeverisja e bllokut duhet ristrukturuar.

Por, ajo shtoi se procesi i pranimit për vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë mjaft i gjatë dhe se dy objektivat nuk duhet të bien ndesh.

"Unë pajtohem me presidentin Macron se mekanizmat e punës së BE-së duhet të përmirësohen", tha Merkel.

"Unë nuk e shoh këtë si braktisje të bisedimeve të pranimit", shtoi ajo.

Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE-së e kanë shtyrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor, për shkak të hezitimeve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Holandën.

Katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë të anëtarësohen në BE janë: Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Këtë javë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.

XS
SM
MD
LG