Ndërlidhjet

Trump: Kina nuk po i mban premtimet


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se Kina nuk po i plotëson premtimet e bëra për blerjen e produkteve bujqësore nga fermerët amerikanë.

Ka kohë që dy ekonomitë më të mëdha të botës, po punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare.

"Meksika është duke bërë shumë në kufi, por Kina po na zhgënjen pasi nuk janë është duke i blerë prodhimet bujqësore nga fermerët tanë të mrekullueshëm" tha Trump në Twitter.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara presin që Kina të fillojë së shpejti blerjen e prodhimeve bujqësore duke vënë në dukje se bisedimet tregtare midis dy vendeve janë në vazhdim.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina u pajtuan, muajin e kaluar, për të rifilluar bisedimet e tregtisë të cilat u ndërprenë në muajin maj.

Presidenti Trump ra dakord të mos vendos tarifa të reja ndaj Kinës. Zyrtarët e SHBA-së thanë se Kina u pajtua të blente prodhime bujqësore, por ky premtim ende nuk është materializuar.

XS
SM
MD
LG