Ndërlidhjet

May i dënon deklaratat e Trumpit kundër kongresisteve


Theresa May

Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, e kritikoi presdentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit iu bëri thirrje disa kongresisteve demokrate me ngjyrë që "të kthehen në shtëpitë e tyre".

May tha se fjalët e Trumit janë "krejtësisht të papranueshme", transmetoi zëdhënësi i saj.

Trump tha përmes disa postimeve në Twitter se gratë "kanë ardhur nga vendet, qeveritë e të cilave janë një katastrofë totale".

Ai iu referua katër kongresisteve - tri nga të cilat kanë lindur në SHBA, ndërsa një ka shkuar si fëmijë refugjat.

Kandidatët demokratë për president i cilësuan deklaratat e tij si raciste dhe përçarëse, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Republikane qëndruan të heshtur.

Gratë: Aleksandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar e quajtën presidentin racist dhe u mbështetën nga anëtarë të Partisë Demokratike.

Përkundër kritikave, Trump, të hënën, iu bëri thirrje vetë grave që të kërkonin falje.

Lexoni edhe këtë: Jep dorëheqje ambasadori britanik në SHBA

XS
SM
MD
LG