Ndërlidhjet

MPJ dënon dëmtimin e varrezave ortodokse në Lipjan


Foto ilustruese

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate, ka dënuar ashpër dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit, duke thënë se “incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritet do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten”.

“Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga organet e rendit dhe të hetuesisë të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal. Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”, thuhet në komunikatë.

Më 14 korrik, Policia e Kosovës njoftoi se është duke kryer hetime pas njoftimeve se “janë dëmtuar disa gurë të varrezave ortodokse serbe” në komunën e Lipjanit.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviç, tha se ky incident “është shenjë se serbët nuk janë të dëshirueshëm në komunën e Lipjanit”.

XS
SM
MD
LG