Ndërlidhjet

Kosnett e quan korrekt vendimin për mosakreditimin e universiteteve


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philipp Kosnett
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philipp Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philipp Kosnett, tha se vendimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për t'iu tërhequr akreditimin disa institucioneve të arsimit të lartë "ka qenë i vështirë, por korrekt".

"Është roli i saj që të marrë vendime objektive dhe të bazuara në standarde, për t'iu siguruar studentëve të Kosovës arsimin cilësor që e meritojnë", tha Kosnett në një postim në Twitter.

Kosnett tha se "universitetet ekzistojnë për t'i edukuar studentët për përfitimet e tyre dhe të shoqërisë dhe jo për t'iu siguruar punë individëve të pakualifikuar".

"Vendi ka nevojë për një sistem edukimi, të bazuar në merita, për të gjithë", tha Kosnett, duke pyetur: "Pse kjo ndërhyrje politike në Agjencinë e Akreditimit"?

Këtë javë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë për Akreditim në Kosovë ka vendosur që të mos i akreditojë për vitin akademik 2019/2020 tri universitete publike.

Bëhet fjalë për universitetin publik në Prizren, atë në Pejë dhe në Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë "është i papranueshëm" dhe se do të ndërmarrë "hapa konkretë për zgjidhjen e kësaj situate".

Por, Gazmend Luboteni, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se universitetet publike, që nuk janë akredituar, kanë marrë vërejtje të shumta për punën e tyre dhe rrjedhimisht nuk i kanë përmbushur disa standarde që kërkohen.

Më shumë në këtë temë: Dy dështime radhazi për akreditim çojnë në mbylljen e universiteteve

XS
SM
MD
LG