Ndërlidhjet

Boris Johnson pritet të formojë kabinetin e ri qeveritar


Kryeministri në ardhje i Britanisë, Boris Johnson.
Kryeministri në ardhje i Britanisë, Boris Johnson.

Boris Johnson do të marrë edhe zyrtarisht pozitën e kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Lideri i ri i Partisë Konservatore do të nisë mandatin në pasditën e së mërkurës, pasi të takohet fillimisht me Mbretëreshën Elizabetë në Pallatin, Buckingham.

Pasi të fillojë punën në kryeministri, ai pritet të bëjë të ditur emrat e rinj të kabinetit, duke përfshirë kancelarin dhe sekretarin e Brendshëm.

Burimet e afërta me të kanë thënë se ekipi i tij do të jetë reflektim i “Britanisë moderne”.

Ai pritet të shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur numrin e grave në kabinet si dhe të rrisë përfaqësimin e minoriteteve me baza etnike.

Johnson ka fituar pozitën e liderit të konservatorëve pas një gare me Sekretarin e Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

Aktualisht është thënë se të dy janë duke diskutuar rreth pozitës së re që mund të ketë Hunt.

Johnson, ka premtuar se do të largojë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian me apo pa marrëveshje më 31 tetor, andaj fitorja e tij rrezikon që të bllokojë procesin e Brexitit, pasi ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

XS
SM
MD
LG