Ndërlidhjet

Policia ruse ndalon sërish politikanin Navalny


Lideri opozitar në Rusi,

Politikani opozitar në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se është ndaluar nga policia në Moskë, pak kohë pasi është larguar nga banesa e tij.

Në një video të incizuar në stacionin policor të Moskës dhe të postuar në rrjetin social, Instagram, Navalny ka thënë se ka vërejtur një veturë policore afër shtëpisë së tij, sapo ka dalë për të vrapuar.

Ai nuk ka treguar nëse policia e ka informuar pse e ka ndaluar.

“Ata kanë të drejtë kur thonë se ndonjëherë sporti nuk është i mirë për njeriun. Unë dola nga shtëpia për të vrapuar dhe për të blerë lule për gruan time sepse sot është ditëlindja e saj”, ka thënë Navalny.

Kritiku i Kremlinit është larguar nga burgu më 11 korrik, pasi ka qëndruar 10 ditë në burg për pjesëmarrje në një protestë në Moskë.

Ai është ndëshkuar me burgim disa herë në vjetët e fundit.

XS
SM
MD
LG