Ndërlidhjet

Mueller dëshmon para Kongresit amerikan


Këshillari Special, Robert Mueller.

Këshilltari Special, Robert Mueller, zyrtari amerikan që ka udhëhequr hetimet për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, do të dëshmojë të mërkurën para Kongresit.

Ai do të përballet me pyetje në dy senaca.

Ish-shefi i FBI-së, fillimisht do të paraqitet para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësueve për gati tri orë, dhe më pas do të përballet me pyetje tjera për dy orë para Komitetit të Inteligjencës.

Mueller u kishte rezistuar kërkesave për dëshmi, mirëpo ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë pas dy thirrjeve të detyrueshme për intervistim.

Dëshmia e tij vjen gati tre muaj pasi ai ka publikuar raportin me të gjetura për fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump dhe Rusisë.

Në raportin me 448 faqe është thënë të mos jetë vërtetuar se fushata e Trumpit ka bashkëpunuar me Moskën për të ndërhyrë në zgjedhje.

Megjithatë, aty janë përmendur 10 raste kur Trump, me shumë mundësi ka tentuar të pengojë hetimet për çështjen ruse.

Mueller pritet të përballet me këto lloj pyetjesh dhe për procesin e hetimeve, ashtu sikurse edhe me dilemën nëse ka pasur bazë për të akuzuar presidentin për kryerje të krimit.

XS
SM
MD
LG