Ndërlidhjet

Arrestohet një person për vrasjen e aktivistes së LGBT-së


Yelena Grigoryeva
Yelena Grigoryeva

Policia ruse tha se një person është arrestuar për goditjen fatale të një aktivisteje të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor) afër shtëpisë së saj në Shën Petersburg. Autoritetet thanë se nuk po e trajtonin vrasjen si një krim me bazë urrejtjeje.

Elena Grigoryeva, 41 vjeç, u godit tetë herë në fytyrë dhe në pjesë tjera të trupit, të shtunën në mbrëmje nga një sulmues me të cilin njiheshin dhe me të cilin kishin fjalosje paraprakisht, bëri të ditur Komiteti Hetimor, i cili merret me krime të rënda.

“Vrasja ishte kryer në baza familjare gjatë një konflikti mes dy njerëzve që kishin njohur njëri-tjetrin më parë", tha Komiteti Hetimor.

Nuk u bë i ditur identiteti i sulmuesit, por vetëm u tha se ai është i lindur në Kirgizi të Azisë Qëndrore më 1981.

Sulmuesi kishte qenë i dehur gjatë sulmit.

Grigoryeva ka qenë një aktiviste e njohut për të drejtat e homoseksualëve, dhe gjithashtu pjesëmarrëse në protesta kundër diskriminimit të këtij komuniteti.

Të mërkurën, një zëdhënës i Këshillit të Evropës i kërkoi Rusisë të zhvillojë një hetim të plotë, dhe transparent për vrasjen.

Aktivistë tjerë kanë thënë se Grigoryeva, në të kaluarën, kishte pranuar rregullisht kërcënime me vdekje, dhe i kishte raportuar policisë, por se ata nuk kishin vepruar.

XS
SM
MD
LG