Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në një paradë ushtarake në Jemen


Aden, Jemen, 1 gusht 2019.
Aden, Jemen, 1 gusht 2019.

Së paku 32 njerëz u vranë nga një sulm që kryen rebelët Huthi në një paradë ushtarake të Jemenit.

Parada në qytetin port Aden u sulmua me raketa dhe dron, raportoi një kanal televiziv i udhëhequr nga rebelët.

Në Aden ndodhet Qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht.

Rebelët Huthi thanë se parada ushtarake ka qenë pjesë e përgatitjeve të forcave pro-qevritare për sulme të reja në territorin e kontrolluar nga ta, në veri të Adenit.

Por, sipas qeverisë, ajo ishte një ceremoni diplomimi për ushtarët e rinj.

Luftimet në Jemen kanë nisur në vitin 2014, kur lëvizja shiite Huthi ka marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit, duke e detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të mërgojë.

Konflikti është përshkallëzuar në mënyrë dramatike në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe tetë vende të tjera sunite arabe - të mbështetura nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca - kanë filluar sulmet ajrore kundër rebelëve Huthi, me qëllim, siç është thënë, rikthimin e qeverisë së presidentit Hadi.

OKB-ja thotë se mbi 7,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Më shumë në këtë temë: Lufta e harruar e Jemenit

XS
SM
MD
LG