Ndërlidhjet

Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Kina tha se nuk mund të shantazhohet, dhe paralajmëroi hakmarrje, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua se do të rrisë tarifën për importet kineze nga muaji tjetër, duke përshkallëzuar ashpër një mosmarrëveshje tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Presidenti Trump i befasoi tregjet financiare duke thënë se ai planifikon të vendosë tarifa shtesë nga 1 shtatori, duke shënuar kështu një fund të papritur të një “armëpushimi” të luftës tregtare një vjeçare, që ka ndadalësuar rritjen ekonomike botërore.

Pekini nuk do të lëviz asnjë hap, pavarësisht presionit të Uashingtonit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.

"Nëse Amerika i zbaton këto tarifa, atëherë Kina do të duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat themelore të vendit", tha Hua në një konferencë për media në Pekin.

Presidenti Trump ka thënë se rritja e tarifave do të ndodhë, nëse presidenti kinez, Xi Jinping, nuk lëviz më shpejt në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje tregtare.

Trump e bëri kërcënimin e tij, në një seri postimesh në Twitter, pasi negociatorët e tij të lartë të tregtisë e informuan atë, për mungesën e përparimi të bisedimet e SHBA-Kinë, që u mbajtën gjatë kësaj jave në Shanghai.

XS
SM
MD
LG