Ndërlidhjet

Aktivistja opozitare ruse ndalohet nga autoritetet


Aktivistja opozitare ruse Lyubov Sobol
Aktivistja opozitare ruse Lyubov Sobol

Aktivistja opozitare ruse Lyubov Sobol, është ndaluar nga autoritetet ruse në Moskë, para mbajtjes së protestës për zgjedhje të lira.

Lyubov Sobol, e cila ishte në grevë uri, është ndaluar gjatë rrugës për në protestë nga policia.

"Mbi çfarë baze po më ndaloni?”, kishte thënë ajo gjatë ndalimit.

Moska është përballur me protesta që kur autoritetet në korrik kanë ndaluar disa kandidatë opozitarë për të garuar në zgjedhjet e shtatorit.

Rreth 1,400 protestues janë ndaluar nga policia gjatë përplasjeve të dhunshme më 27 korrik.

Masa të shtuara të sigurisë janë ndërmarrë për protestën e së shtunës.

Autoritetet ruse kanë bërë thirrje tek bizneset që të mbyllin lokalet për shkak të rrezikut të sigurisë.

Me javë të tëra, janë grumbulluar dëshmi se autoritetet zgjedhore po bëjnë përpjekje për të gjetur pretekste për të mos lejuar kandidimin e kandidatëve opozitarë, liberalë ose thjesht të pavarur.

Aktivistët e opozitës - Aleksei Navalny, Leonid Volkov, Lyubov Sobol dhe Ilya Yashin - kanë thirrur protesta për të shprehur pakënaqësinë publike për këtë.

XS
SM
MD
LG