Ndërlidhjet

Gjermania nuk do të bëhet pjesë e misionit në Ngushticën e Hormuzit


Ngushtica e Hormuzit
Ngushtica e Hormuzit

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe e gjithë qeveria gjermane, nuk e shohin vendin pjesë të një misioni detar, të udhëhequr nga SHBA-ja në ngushticën e Hormuzit, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Sipas tij "kancelarja nuk sheh pjesëmarrjen në një mision të udhëhequr nga SHBA-ja në situatën aktuale".

Ambasada e SHBA-së në Berlin, tha javën e kaluar, se Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar nga Gjermania të bashkohej me Francën dhe Britaninë, në një mision për të mbrojtur transportuesit që qarkullojnë në Ngushticën e Hormuzit, si dhe për të "luftuar agresionin iranian".

Në një kohë të tensionit të shtuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Uashingtoni ka propozuar forcimin e përpjekjeve për të ruajtur Ngushticën e Hormuzit që gjendet në rajonin e Gjirit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës në botë.

XS
SM
MD
LG