Ndërlidhjet

Zelanda e Re po planifikon dekriminalizimin e abortit


Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

Qeveria e Zelandës së Re ka propozuar masën e dekriminalizimit të abortit, dhe lejimin e grave të zgjedhin një ndërprerje, deri në javën e 20-të të shtatzënisë.

Qeveria e kryeministres, Jacinda Ardern, bëri publike detaje të një projektligji i cili do të ndryshonte ligjet e abortit të cilat janë në fuqi, që nga viti 1977.

Sipas projektligjit, një grua mund të abortojë nëse dy mjekë vërtetojnë se shtatzënia do të rrezikonte shëndetin e saj mendor ose fizik.

Projektligji do të diskutohet për herë të parë në parlament të enjten.

"Aborti i sigurt duhet të trajtohet dhe rregullohet si çështje shëndetësore; një grua ka të drejtë të zgjedhë atë që ndodhë me trupin e saj", tha ministri i Drejtësisë, Andrew Little.

Një grup i quajtur “Zëri i jetës”, bëri fushatë kundër projektligjit duke thënë se qeveria e zonjës Ardern nuk ka mandat publik për ta prezantuar atë projektligj.

Aktivistja, Kate Cormack, i tha Radio Zelandës së Re se projektligji ishte "kundër-produktiv për shëndetin e grave".

XS
SM
MD
LG