Ndërlidhjet

Ambasadori Kosnett takon zyrtarët e LDK-së


Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, ka takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin ka diskutuar për situatën politike dhe nevojën e vazhdimit të dialogut me Serbinë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ambasadori Kosnett, gjatë takimit, ka theksuar se “është e rëndësishme që Kosova të ruajë fokusin e vet në fuqizimin e sundimit të ligjit, kthimit në tryezën e bisedimeve me Serbinë, për të arritur normalizimin e raporteve”.

Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të LDK-së, e kanë njoftuar diplomatin amerikan me prioritetet e kësaj partie dhe detajet e programit qeverisës, në të cilin si prioritet është luftimi i korrupsionit dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

Takimi i ambsadorit Kosnett me zyrtarët e LDK-së, vjen dy ditë pasi kjo parti mbajti Kuvendin Zgjedhor në të cilin kryetar u rizgjodh, Isa Mustafa.

XS
SM
MD
LG