Ndërlidhjet

Trump: SHBA-ja duhet ta dënojë supremacinë e bardhë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për veprime të menjëhershme për të parandaluar dhunën me armë zjarri, duke thënë se amerikanët duhet të “dënojnë racizmin, urrejtjen dhe supremacinë”.

Komentet e presidentit Trump vijnë pas të shtënave masive me armë zjarri, në Teksas dhe Ohajo, ku mbetën të vrarë 29 persona dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.

“Këto ideologji të gabuara duhet të mposhten", tha Trump në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

"Urrejtja nuk ka vend në Amerikë. Urrejtja shtrëngon mendjen, shkatërron zemrën dhe gllabëron shpirtin", deklaroi presidenti amerikan.

Ai bëri thirrje për reforma të kontrollit të armëve; një fund për madhështimin e dhunës në shoqëri, dhe dënimin me vdekje për ata që qëndronin pas sulmeve.

"Me një zë, kombi ynë duhet të dënojë racizmin, fanatizmin dhe supremacinë”, tha Trump.

Presidenti tha se kishte urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të punojë me autoritetet lokale dhe kompanitë e mediave sociale për të zbuluar sulmet para se të ndodhin.

Ai tha se Interneti, media sociale dhe video-lojërat e dhunshme, kishin ndihmuar në radikalizimin e njerëzve.

XS
SM
MD
LG