Ndërlidhjet

Zyrtarët për imigrim arrestojnë 700 persona në Misisipi


Zyrtarë policorë në SHBA.

Zyrtarët amerikanë për imigrim kanë arrestuar pothuajse 700 persona, pas një serie të bastisjeve në shtetin e Misisipit.

Operacionet e koordinuara kanë shënjestruar punëtorët në impiante të përpunimit bujqësor që dyshohet se nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Në disa fotografi, agjentët janë parë duke marrë në pyetje dhe arrestuar disa persona.

Disa fëmijë janë dërguar nëpër palestra lokale, pasi prindërit e tyre janë arrestuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar në muajin qershor se do të shtypë valën e migrantëve “duke dërguar në shtëpi miliona persona që ilegalisht gjenden në Shtetet e Bashkuara”.

Këto bastisje kanë ndodhur vetëm disa orë para se presidenti Trump të arrinte në qytetin El Paso të Teksasit për të vizituar vendin ku kanë vdekur 22 persona, si pasojë e një sulmi me të shtëna me armë zjarri.

XS
SM
MD
LG