Ndërlidhjet

Nis protesta treditore në aeroportin e Hong Kongut


Pamje nga protestat në Hong Kong.
Pamje nga protestat në Hong Kong.

Protestuesit janë mbledhur në aeroportin e Hong Kongut, për të shënuar nisjen e një marshi të paautorizuar treditor në territorin kinez.

Aktivistët e veshur në të zeza janë ulur në hapësirën e arritjes së pasagjerëve, duke mbajtur në duar mbishkrime me qëllim të informimit të vizitorëve ndërkombëtarë për situatën në këtë rajon.

Protestat në Hong Kong, që po mbahen për disa javë, kanë nisur në shenjë zemërimi rreth një projektligji për ekstradim dhe më pas janë zgjeruar në kërkim të lirive më të mëdha.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës mirëpo ka më shumë autonomi, meqë funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”.

Hong Kongu mund t’i humbasë Krishtlindjet!

Aktualisht protestuesit janë duke kërkuar hetime të pavarura për pretendimet se ka pasur dhunë brutale të policisë nëpër marshe, tërheqjen totale të projektligjit për ekstradim, si dhe dorëheqjen e lideres së Hong Kongut, Carrie Lam.

Pekini ka paralajmëruar protestuesit që të “mos luajnë me zjarrin” si dhe të mos e nënvlerësojnë ndonjë “zgjidhje të ashpër të qeverisë qendrore”.

Megjithatë, protestuesit planifikojnë të qëndrojnë në aeroport edhe gjatë fundjavës.

XS
SM
MD
LG