Ndërlidhjet

K.Jugore heq Japoninë nga lista e partnerëve tregtarë të favorizuar


Ilustrim.

Koreja Jugore ka thënë se do të largojë Japoninë nga lista e partnerëve tregtarë të favorizuar.

Ky vendim është konsideruar kundërpërgjigje ndaj vendimit të Japonisë më herët gjatë këtij muaji, e cila ka vepruar njëjtë kundrejt Koresë Jugore.

Ministri japonez i Industrisë, Sung Yun-mo, ka thënë se Japonia do të shtohet në një listë të re kufizuese.

Tensionet bilaterale janë përkeqësuar vitin e kaluar, pasi një gjykatë jugkoreane ka urdhëruar që firmat japoneze të paguajnë kompensim për koreanët, për shkak të punës që janë detyruar ta kryjnë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky vendim ligjor është kundërshtuar nga Japonia, e cila ka argumentuar se kjo mosmarrëveshje është zgjidhur më 1965, kur marrëdhëniet diplomatike janë normalizuar në mes të dy fqinjve.

Të dyja kombet kanë një histori të komplikuar, e cila përfshin sundimin kolonial të Japonisë në Kore nga viti 1910, deri në mposhtjen e Japonisë më 1945.

Konflikti tregtar që përfshin kufizime në furnizim me pajisje teknologjike, ka rritur frikën për tregun global të sektorit elektronik.

Në muajin korrik, Japonia ka ashpërsuar rregullat për eksportim të materialeve kryesore për prodhim të pajisjeve teknologjike në Korenë Jugore.

XS
SM
MD
LG