Ndërlidhjet

Stuhia Krosa niset drejt brigjeve të Japonisë


Pamje nga Japonia, foto nga arkivi.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë disa pjesë në perëndim të Japonisë të enjten, teksa stuhia Krosa i është afruar kësaj zone, çka ka rezultuar me anulim të qindra fluturimeve dhe udhëtimeve me tren, si dhe më shumë se gjysmë milioni personave u është kërkuar që të evakuohen.

Autoritetet kanë paralajmëruar se rënia e shiut në disa zona mund të kalojë 1,000 milimetra brenda 24 orëve.

Stuhia Krosa, pritet të përcjellet me erëra deri në 108 kilometra në orë, kur të arrijë në zonën e Hiroshimas, ka thënë Agjencia japoneze e Meteorologjisë.

“Duke marrë parasysh parashikimet për rënie të shiut dhe erëra të fuqishme, ne iu kemi kërkuar njerëzve në zonat e prekura që të mos dalin jashtë dhe të bëjnë përgatitje për evakuim, nëse një urdhër i tillë merret nga autoritetet lokale”, ka thënë Sekretari i Qeverisë Japoneze, Yoshihide Suga.

Marrja e këtyre masave është konsideruar e domosdoshme pasi më shumë se 200 persona kanë vdekur si pasojë e shiut të pandërprerë dhe vërshimeve që kanë ndodhur në perëndim të Japonisë një vit më parë.

XS
SM
MD
LG