Ndërlidhjet

Gjibraltari liron cisternën iraniane


Cisterna Grace 1
Cisterna Grace 1

Një cisternë iraniane, e sekuestruar dhe mbajtur në Gjibraltar do të lirohet, vendosi Gjykata Supreme, pavarësisht nga një kërkesë e minutës së fundit nga autoritetet amerikane, për ta mbajtur edhe më tutje cisternën.

Gjibraltari mori garanci zyrtare me shkrim nga Irani se anija nuk do të dërgonte ngarkesat e saj në Siri.

Autoritetet e drejtësisë në Gjibraltar, thanë se asnjë kërkesë amerikane nuk ishte aktualisht para gjykatës.

Më herët gjatë ditës së enjte, u raportua se Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ka bërë një kërkesë, për të ndalur transportuesin e naftës.

"Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka kërkuar ndaljen e Grace 1 për një numër akuzash të cilat tani janë duke u shqyrtuar", tha qeveria e Gjibraltarit në një deklaratë.

Transportuesi Grace 1, që mbante naftë iraniane, u ndalua më 4 korrik, duke shkaktuar tensione me Teheranin.

Cisterna u konfiskua për shkak të dyshimeve se po dërgonte naftë iraniane në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e BE-së.

Rreth 30 marinsa britanikë, shkuan në Gjibraltar, për të ndihmuar policinë të kapte cisternën dhe ngarkesën e saj, me kërkesën e qeverisë së Gjibraltarit.

Dy javë më pas Irani e konfiskoi një transportues me flamur britanik.

XS
SM
MD
LG