Ndërlidhjet

Koreja e Veriut refuzon çdo negociatë me Korenë Jugore


Testimi i raketave nga ana e Koresë Veriore

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë çdo negociatë të mëtejshme me Korenë e Jugut, duke thënë se vendimi bëhet "plotësisht me fajin e veprimeve të Koresë së Jugut".

Pheniani lëshoi një deklaratë në përgjigje të një fjalimi të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Ndërkohë, herët të premten Koreja e Veriut testoi dy raketa në det në brigjet e saj lindor, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Ky ishte testi i gjashtë në më pak se një muaj.

Gjashtë ditë më parë, Koreja e Veriut testoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër në Detin e Japonisë.

Veprimet e Phenianit vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ranë dakord gjatë një takimi në qershor, për të rifilluar negociatat e denekluarizimit.

Koreja e Veriut është përballur me sanksione ndërkombëtare për zhvillimin e armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG