Ndërlidhjet

Ende nuk dihet nëse cisterna iraniane do të ankorohet në Greqi


Transportuesi iranian duke dalur nga Gjibraltari.
Transportuesi iranian duke dalur nga Gjibraltari.

Greqia tha se nuk ka pranuar kërkesë për të lejuar arritjen e një cisterne të naftës, e cila është nisur nga porti i Gjibraltarit.

Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Greqinë kundër pranimit të cisternës.

"Anija po lundron me shpejtësi të ulët, dhe ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se do të arrijë në Kalamata. Ministria e Tregtisë Detare po monitoron çështjen së bashku me Ministrinë e Jashtme të Greqisë", tha një zëdhënës i ministrisë greke të transportit.

Cisterna ishte konfiskuar në Gjibraltar para rreth pesë javësh, pasi autoritetet thanë se ajo po transportonte naftë iraniane në Siri. Kjo, përbënte shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Konfiskimi i saj u ndihmua nga marinsat britanikë, të cilit ishin ftuar nga autoritetet e Gjibraltarit.

Tensionet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Iranit u përshkallëzuan.

Disa ditë më pas, Irani njoftoi se ka konfiskuar një cisternë me flamur britanik.

Pasi autoritetet e Gjibraltarit lejuan që anija të dalë nga porti i këtij vendi, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara bëri kërkesë për ndalimin e cisternës.

Kërkesa nuk u pranua nga ana e Gjibraltarit.

XS
SM
MD
LG