Ndërlidhjet

Balje: Grupi parlamentar 6 Plus nuk voton për shpërndarjen e Kuvendit


Parlamenti i Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila i takon grupit parlamentar 6 Plus, që përfaqëson deputetët e bashkësive pakicë jo serbe, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se nuk do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit.

Siç ka thënë deputetja Balje „nuk ka arsye për shpërndarjen e Kuvendit dhe nuk duket që zgjedhjet e reja do të sjellin ndryshime radikale, përveç që do t'i shpenzojnë paratë e shtetit“

„E gjithë kjo dërgon në drejtim të ndryshimit të vetëm një njeriu, presidentit dhe e gjitha bie mbi kokën e shtetit, qytetarëve dhe deputetëve“, ka thënë Balje.

Grupi parlamentar 6 Plus, numëron 6 deputetë, ndërkaq, përveç tyre, në Kuvend nuk kanë arritur deputetët e Listës Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb me 10 deputetë.

Komunitetet pakicë i kanë 20 mandate në Kuvendin e Kosovës, i cili ka 120 ulëse. Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten votat e 80 deputetëve.

Propozimi i deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit, pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik, pasi që të njëjtën ditë kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

XS
SM
MD
LG