Ndërlidhjet

Macron: Shume vonë për marrëveshje të re për Brexit


Kryeministri britanik, Boris Johnson (majtas) dhe presidenti francez, Emmnauel Macron.

Presidenti francez, Emmnuel Macron i ka thënë kryeministrit britanik, Boris Johnson se nuk ka kohë të mjaftueshme për të rishkruar marrëveshjen që parasheh kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Johnson është takuar me presidentin francez në Pallatin Elysee, një ditë pas bisedimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin, e cila ka sfiduar Britaninë që të prezantojë alternativë për siguri në kufirin irlandez.

Më shumë se 3 vjet prej kur Mbretëria e Bashkuar ka votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian ende nuk është e qartë se me çfarë kushte apo nëse shteti me ekonominë e dytë më të madhe në bllokun evropian do të largohet nga BE-ja.

Macron ka lënë derën e hapur për Britaninë që të gjejë zgjidhje për “ndalesën” irlandeze, mirëpo ka thënë se secili propozim duhet të respektojë edhe integritetin e tregut të BE-së dhe stabilitetin e ishullit të ndarë të Irlandës.

Johnson kërkon heqjen e ndalesës kufitare nga marrëveshja për Brexit

“Dua të jem i qartë: Në muajin tjetër ne nuk do të kemi një marrëveshje për largim, që duket shumë ndryshe nga versioni original”, ka thënë Macron pasi është takuar me kryeministrin britanik.

Në vizitën e tij të parë, prej kur ka nisur mandatin një muaj më parë në kryeministri, Johnson ka paralajmëruar kancelaren Merkel dhe presidentin Macron se ata mund të përballen me Brexit pa marrëvshje më 31 tetor, përveç nëse BE-ja harton një dokument të ri.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

XS
SM
MD
LG