Ndërlidhjet

Kosnett: Një person nga Kosova është ekstraduar në SHBA


Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se një person nga Kosova është ekstraduar në SHBA.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se ekstradimi i tij, shënon edhe zbatimin për herë të parë të Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, e cila është finalizuar në qershor të këtij viti.

“Në qershor SHBA-ja dhe Kosova përfunduan Marrëveshjen e Ekstradimit. Sot ne e përdorëm atë për herë të parë për të kthyer një të arratisur, nga Kosova për gjykim në Shtetet e Bashkuara. Kur e bëjmë sundimin e ligjit një përparësi të përbashkët, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dyja shtetet janë të sigurta”, ka shkruat Kosnett në Twitter.

Në mars të vitit 2016, Kosova dhe SHBA-ja kishin nënshkruar marrëveshjen e ekstradimit. Me rastin e nënshkrimit ishte thënë se marrëveshja, përpos që shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, nënvizon përcaktimin e Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit.

Më 13 qershor të këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar protokollin e Marrëveshjes së Ekstradimit mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG