Ndërlidhjet

Tre të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në Rripin e Gazës


Ilustrim

Sulmues vetëvrasës që mendohet të kenë pasur lidhje me grupin militant ekstremist, Shteti Islamik (IS), kanë sulmuar dy postblloqe në Rripin e Gazës, duke lënë të vrarë tre oficerë palestinezë.

Sulmet pasojnë një operacion të fundit nga Hamasi, i cili kontrollon Gazën, kundër militantëve të lidhur me IS-in.

Pas sulmeve, u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe forcat e sigurisë po qëndrojnë në gatishmëri.

Dy oficerë policie u vranë dhe një tjetër u plagos kur shpërtheu bomba e parë, e cila u hodh nga një motor afër një pikë kontrolli të policisë.

Shpërthimi i dytë, më pak se një orë më vonë, vrau një oficer tjetër dhe plagosi disa njerëz, në një pikë kontrolli të veçantë, tha ministria e brendshme e Hamasit.

Pas sulmeve, forcat e sigurisë vendosën qindra pjesëtarë në rrugët kryesore në Rripin e Gazës.

Grupi Hamas është përballur me kundërshtim të brendshëm nga militantë islamikë të vijës më të ashpër - përfshirë ata të lidhur me IS-in.

XS
SM
MD
LG