Ndërlidhjet

I vetëvaruri në Pejë ishte në pritje të ekstradimit në SHBA


Ilustrim.
Ilustrim.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar pas vetëvrasjes së një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, duke thënë se viktima me inicialet B.Gj ka qenë në pritje të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara, andaj kjo mund të ketë qenë arsye për kryerje për vetëvarje.

Viktima ka qenë i dyshuar për një vrasje në Miçigen.

Në një deklaratë për media, ky Këshill ka kërkuar që të bëhen hetime për të kuptuar arsyet që kanë ndikuar në kryerjen e vetëvrasjes.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar të martën se B.Gj është gjetur i vetëvarur. Ai kishte qenë në mbajtje nga 14 qershori i këtij viti.

Policia e Kosovës është thënë se ka nisur hetimet për këtë rast.

Në mars të vitit 2016, Kosova dhe SHBA-ja kanë nënshkruar Marrëveshjen e ekstradimit, derisa më më 13 qershor të këtij viti, këto shtete kanë nënshkruar protokollin për këtë marrëveshje.

Ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se një person nga Kosova është ekstraduar në SHBA.

XS
SM
MD
LG