Ndërlidhjet

Liderët e shteteve të A.Jugore do të diskutojnë për zjarret në Amazonë


Pamje nga Amazona.

Shtetet e Amerikës Jugore do të takohen për të diskutuar një përgjigjje të koordinuar për zjarret që kanë përfshirë rajonin e Amazonës, ka njoftuar presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro.

Ky vendim vjen pasi ai ka refuzuar ofertën e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) për të ofruar 22 milionë dollarë për zjarret në këtë zonë.

Guvernatorët e nëntë rajoneve të prekura më së keqi i kanë bërë thirrje Bolsonaros që të rikonsiderojë këtë ofertë.

Mirëpo presidenti brazilian ka pranuar ofertën e Kilit për të dërguar katër aeroplanë për të luftuar zjarrin më të madh nga viti 2010.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha shtetet e rajonit të Amazonës, përveç Venezuelës do të takohen më 6 shtator për të diskutuar politikat pas krijimit të kësaj situate.

Megjithatë ai ka thënë se nuk është gati për të pranuar ofertën e G7-ës.

“Qeveria franceze më ka quajtur gënjeshtar. Vetëm pasi të tërheqë atë që ka thënë për mua mund të flasim sërish”, ka thënë Bolsonaro.

Macron për zjarret në Amazonë: Shtëpia jonë po digjet

Pyjet e Amazonës konsiderohen mushkëritë e botës, pasi kontribojnë në zvogëlim të procesit të ngrohjes globale.

Agjencia satelitore e Brazilit ka regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në Amazonë gjatë këtij viti, derisa më shumë se gjysma kanë nisur vetëm këtë muaj.

Ekspertët kanë thënë se zjarret janë nisur nga bujqit që kanë pastruar tokën ku kanë mbjellur. Mirëpo agjencia e njëjtë po ashtu ka raportuar edhe për një rritje të madhe të shpyllëzimit të tokës gjatë këtij viti.

Cili është roli i pyjeve të Amazonës në ndryshimet klimatike?

XS
SM
MD
LG