Ndërlidhjet

Shkarkohet asistentja e presidentit Trump, Madeleine Westerhout


Shtëpia e Bardhë.

Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump është detyruar të japë dorëheqje nga pozita që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, pas rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme për familjen e tij.

Westerhout, 29-vjeçare, është larguar menjëherë pasi Trump ka mësuar për hollësitë që ka ndarë ajo në një darkë me gazetarë më herët gjatë muajit.

Rrjeti CBS, ka raportuar se ajo ka qenë duke pirë teksa ka treguar për qasjen te presidenti Trump kur ai ka qenë në pushime në Nju Xhersi.

Westerhout ka punuar me presidentin Trump nga dita e parë e presidencës së tij.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar largimin e saj.

XS
SM
MD
LG