Ndërlidhjet

SHBA-ja vendos sanksione ndaj cisternës iraniane


Cisterna iraniane. Foto nga arkivi.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj cisternës iraniane Adrian Darya 1 dhe kapitenit e tij, përmes një urdhri ekzekutiv “që ka për cak terroristët dhe ata që ofrojnë mbështetje për terrorizmin apo për aktet terroriste”.

Departamenti amerikan i Thesarit më 30 gusht e cilësoi cisternën – që besohet që është nisur drejtë Sirisë – si “pronë të bllokuar” sepse anija bartë 2,1 milionë fuçi të naftës së papërpunuar iraniane dhe se “Garda Revolucionare e Iranit përfiton” prej kësaj nafte.

“Si pjesë e veprimeve të sotshme, kapiteni i Adrian Darya 1, Akhilesh Kumar, po ashtu sanksionet në bazë të këtij urdhri ekzekutiv”.

“Anijet si Adrian Darya 1 i mundësojnë Gardës që të transportojë sasi të mëdha të naftës, të cilat përpiqen t’i maskojnë dhe t’i shesin në mënyrë të paligjshme, me qëllim që të financojnë aktivitete malinje të regjimit dhe për të propaganduar terrorizmin”, deklaroi Sigan Mandelker, nënsekretare për terrorizëm dhe financim të inteligjencës, duke shtuar se kushdo që i ndihmon kësaj anijeje, rrezikon që të jetë subjekt i sanksioneve amerikane.

Veprimet e SHBA-së vijnë në kohën kur vendndodhja e cisternës – që më herët njihej me emrin Grace 1- është e panjohur.

Cisterna iraniane ishte kapur më 4 korrik nga Marina Mbretërore britanike, nën dyshimin se po dërgonte naftë në Siri, e që është në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian. Por, më 19 gusht, cisterna u lejua që të largohet nga territori britanik, pasi dha garanca se nuk do të niset për në Siri.

XS
SM
MD
LG