Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë Kabulin, 16 civilë vriten


Kabul, 3 shtator 2019.

Talibanët kryen një sulm me makinë bombë në Kabul, duke vrarë së paku 16 civilë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrat Rahimi, tha se shpërthimi ndodhi në një kompleks të madh, ku janë të vendosura organizatat e huaja dhe agjencitë e ndihmës.

Sipas Rahimit, së paku 119 njerëz u plagosën.

Sulmi ndodh në kohën kur i dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, po zhvillon bisedime me përfaqësuesit talibanë për t'i dhënë fund konfliktit 18-vjeçar në Afganistan.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Khalilzad tha se talibanët janë pajtuar "në parim" që çdo territor afgan që ata kontrollojnë, nuk do të përdoret në të ardhmen si strehë për terroristët, nga ku do të sulmojnë SHBA-në dhe aleatët e saj.

Ai po ashtu tha se negociatorët amerikanë dhe talibanë kanë rënë dakord për "zvogëlimin dhe tërheqjen graduale" të forcave perëndimore nga Afganistani.

Por, kjo do të varet nga situata në terren, tha Khalilzad.

Lexoni edhe këtë: I dërguari amerikan ia tregon presidentit afgan draftin e marrëveshjes me talibanët

XS
SM
MD
LG