Ndërlidhjet

Uragani vdekjeprurës dobësohet, por mbetet mbi Bahamas


Pamje satelitore e uraganit Dorian
Pamje satelitore e uraganit Dorian

Uragani Dorian u zvogëlua në stuhi të kategorisë tre, por mbetet i stacionuar në veri të ishujve Bahamas.

Fuqia e erërave ra në 205 kilometra në orë të martën, por Grand Bahamas pritet të përballet së paku edhe me një ditë të shirave të furishëm.

Së paku pesë njerëz humbën jetën në ishullin Abako, i cili barti barrën më të rëndë të stuhisë.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis, tha se uragani shkaktoi përmbytje masive, shkatërroi shtëpi dhe rrëzoi drunj.

Vendi është "në mes të një tragjedie historike", tha Minnis.

Dorian ka zbarkuar në Bahamas fillimisht si stuhi e kategorisë pesë, me erëra deri në 250 kilometra në orë.

Dorian është uragani i dytë më i fuqishëm që regjistrohet në Atlantik.

Ai pritet të lëvizë afër bregut lindor të SHBA-së, ndërkohë që shtetet amerikane: Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut, kanë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshme.

Video:

Uragani Dorian u afrohet brigjeve të SHBA-së
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

XS
SM
MD
LG