Ndërlidhjet

Pacolli takon Palmerin: Normalizimi dhe njohja e ndërsjellë, qëllimi i vetëm i dialogut


Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli
Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i qeverisë në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Metthew Palmer, në kuadër Forumit të Bledit në Slloveni.

“Unë e përgëzova zotin, Palmer për emërimin e tij, dhe si një mik i vjetër i Kosovës, në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë.
Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm - asgjë më pak - dhe ne e vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook, pas takimit me diplomatin amerikan.

Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit, njoftoi se e ka emëruar zëvëndës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, si përfaqësues të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se në këtë rol, Palmer do të “udhëheqë përpjekjet tona për të fuqizuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në fokusimin në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”.

Në këtë kapacitet, Palmer udhëton në Slloveni, për të marrë pjesë në Forumin Strategjik në Bled, thuhej më tutje në njoftim.

XS
SM
MD
LG