Ndërlidhjet

Uragani Dorian la 20 të vdekur në Bahamas; niset drejt SHBA-së


Bahamas
Bahamas

Uragani Dorian u forcua sërish në stuhi të kategorisë 3, pasi shkaktoi vdekjen e së paku 20 personave në ishujt Bahamas.

Komisionari për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock, tha se rreth 70,000 njerëz "kanë nevoja të menjëhershme për ndihmë" në Bahamas.

Ndihmat urgjente përfshijnë strehimin, ujin e pijshëm, ushqimet dhe ilaçet, tha ai.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

Dorian kërcënon të përfshijë brigjet e ulëta nga Xhorxhia në jugperëndim të Virxhinias.

Të enjten, suhia pritet të zbarkojë në dy Karolinat.

Dorian ka zbarkuar në Bahamas në fillim të javës, fillimisht si stuhi e kategorisë pesë, me erëra deri në 250 kilometra në orë.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis, i cilësoi dëmet e shkaktuara atje si "historike".

XS
SM
MD
LG