Ndërlidhjet

Meksika do të diskutojë rezultatet e marrëveshjes me SHBA-në për migrimin


Pamje nga kufiri në Meksikë.

Meksika është duke u përgatitur për të prezantuar hapat që ka marrë për të ndalur imigrimin ilegal sipas një marrëveshjeje të arritur me presidentin amerikan, Donald Trump në muajin qershor.

Marrëveshja parasheh zvogëlim të numrit të migrantëve nga Amerika Qendore që udhëtojnë përmes Meksikës drejt kufirit amerikan.

Sipas këtij dokumenti, i cila sipas qeverisë meksikane skadon të enjten, Meksika është zotuar për të zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme migrimin drejt SHBA-së, në mënyrë që t’iu shmanget tarifave amerikane në eksportet meksikane.

“Meksika do të ofrojë detaje për statusin e marrëveshjes të premten para takimit mes zyrtarëve meksikanë dhe atyre amerikanë, që do të mbahet më 10 shtator në Uashington”, ka thënë presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, në një konferencë për media.

Trump ka përshëndetuar qeverinë meksikane për ndalje të valës së migrimit prej kur është arritur marrëveshja.

“Unë dua të falënderoj Meksikën, qeverinë meksikane, presidentin e tyre të mrekullueshëm që na ka ndihmuar neve”, u ka thënë ai gazetarëve të mërkurën.

“Ata janë duke na ndihmuar shumë. Shumë më shumë se që ka menduar dikush”.

Ushtuesi i detyrës së Sekretarit për Siguri Kombëtare, Kevin McAleenan, ka thënë se të dhënat zyrtare për kalimet kufitare në kufirin jugor të SHBA-së do të bëhen të ditura javën e ardhshme.

“Ne jemi duke parë zvogëlim të shifrave për 50 për qind nga maji deri sot”, ka thënë ai të mërkurën.

Qeveria e Meksikës ka thënë se është duke plotësuar të gjithë kërkesat amerikane për të zvogëluar migrimin.

Një ditë më parë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka ndarë 3.6 miliardë dollarë nga fondet e Pentagonit, të cilat do të dërgohen për të ndihmuar murin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Ligjvënësit amerikanë kanë thënë përmes një shkrese se të hollat do të ndahen për ndërtimtari, andaj 127 projekte ushtarake do të jenë në pritje.

Ndërtimi i murit kufitar ka qenë një zotim i madh në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili është përballur me kundërshtime të mëdha nga opozita.

Qasja e ashpër ndaj migrimit përbën pikë të fortë të Trumpit edhe në fushatën për rizgjedhje si president.

XS
SM
MD
LG