Ndërlidhjet

Karolina Jugore vëren efektet e para të uraganit Dorian


Pamje të shkatërrimit në Ishujt Bahamas.
Pamje të shkatërrimit në Ishujt Bahamas.

Uragani Dorian pritet të dërgojë stuhi “të rrezikshme për jetë” në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, pasi ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur në Ishujt Bahamas.

Stuhia e kategorisë së dytë tani është duke përfshirë brigjet e Karolinës, teksa uragani po bartet në veri.

Aktualisht mijëra persona janë pa energji elektrike.

Banorëve të Xhorxhias dhe Virxhinias u është thënë që të dëgjojnë këshillat zyrtare.

Zyrtarët për motin kanë thënë se uragani Dorian mund të dobësohet ngadalë në ditët e ardhshme.

Aktualisht uragani ka erëra deri në 175 kilometra në orë.

Më 1 shtator, ai ka goditur ishujt Bahamas, duke shënuar erërat më të forta që janë regjistruar ndonjëherë në brigje.

Kryeministri i Bahamasit, Hubert Minnis, e ka cilësuar stuhinë si “një prej krizave më të mëdha në historinë e shtetit tonë”.

Ai madje ka pritur që të rritet numri i viktimave.

Ndërkohë Karolina Jugore është përgatitur për stuhi dhe efektet e para veçse janë regjistruar.

Në rrjetet sociale janë parë fotografi që tregojnë vërshime në qendër të Çarlestonit.

XS
SM
MD
LG